Sfida e madhe e botës moderne dhe teknologjisë së re qëndron në aftësinë që të bashkojmë të gjithë personat që bashkëpunojnë në një projekt me kusht që të arrijmë përfitimet për të dy, klientin dhe për personat e ndryshëm profesionalë.
Këtu futet në skenë personazhi i kontraktuesit kryesor.
Klienti, në këtë rast, mbështetet në një bashkëbisedues të vetëm që është në gjendje të bashkoj një ekip të profesionistëve kompetent në sektorin e ndërtimit në përgjithësi (ndërtesa të reja, restaurime, renovime, hapsira të jashtme, parqe, etj…).
Ky rol poashtu siguron marrëdhënien, rreth çdo aspekti teknik dhe financiar, me një person të vetëm i cili do të jet në gjendje të thjeshtoj dhe menaxhoj secilën punë që të arrijë rezultatet më të mira për kohë sa më të shkurtë.